Trump do të diskutojë me Putinin "aktivitetin e dëmshëm" të Rusisë

Bota

Trump do të diskutojë me Putinin "aktivitetin e dëmshëm" të Rusisë

Më: 5 korrik 2018 Në ora: 20:06
Trump dhe Putin, foto arkiv

Presidenti amerikan, Donald Trump do të diskutojë për “aktivitetin e dëmshëm” të Rusisë në samitin e liderëve të NATO-s dhe në takimin me presidentin rus, Vladimir Putin, për të kuptuar nëse Moska dëshiron ulje të tensioneve, ka deklaruar ambasadori amerikan në Rusi, Jon Huntsman, transmeton Reuters.

“Presidenti beson se marrëdhëniet më të mira me Rusinë do të ishin në të mirë të të dyja palëve, mirëpo topi tani është në anën e Rusisë, sepse presidenti do të vazhdojë të mbajë Rusinë përgjegjëse për aktivitetin e saj të dëmshëm”, ka thënë Huntsman për gazetarët.

“Ne do të diskutojmë me kujdes, mirëpo ia vlen të bëjmë përpjekje për të arritur paqe”, ka shtuar ai.

Trump pritet të takohet me Putinin në Helsinki më 16 korrik.

Para samitit me liderin rus, presidenti amerikan do të takohet edhe me liderët e NATO-s në Bruksel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat