Heronjtë e Tajlandës, stafi që nxori nga shpella 12 fëmijët dhe trajnerin e tyre

Bota

Heronjtë e Tajlandës, stafi që nxori nga shpella 12 fëmijët dhe trajnerin e tyre

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 16:48
Tajlandë

Shpëtimi, në dukje i pamundur i djemve të bllokuar prej mbi dy javësh në një shpellë të Tajlandës, ishte rezultat i përpjekjeve titanike të ekipeve të zhytësve vendas, por edhe asistencës së një grupi ekspertësh të huaj, mes të cilëve pati specialistë, inxhinjerë, mjekë e personel ushtarak nga e gjithë bota.

Ndërhyrja e tyre luajti rol vendimtar në hartimin e një strategjie transportimi të të miturve prej guvës së përmbytur.

Plot 13 zhytës të huaj iu bashkuan ekipeve vendase në përpjekjet e mundimshme të shpëtimit. Dy prej tyre ishin britanikë, Richard “Rick” Stanton dhe John Volanthen. Mjeku australian, Richard Harris anuloi pushimet kur iu kërkua të ishte i pranishëm në vendngjarje.

Në total, 110 marinsa tajlandezë morën pjesë në operacionin ku humbi jetën njëri prej tyre, gjë që evidentoi edhe më shumë rrezikun që barte nisma në vetvete.

Një ndihmë të vyer dhanë edhe vullnetarë lokalë, ndërsa kompani ndërkombëtare ofruan pajisje dhe ekspertizë.

 

Just got back from Cave 3

A post shared by Elon Musk (@elonmusk) on

Miliarderi amerikan, Elon Musk fluturoi drejt Tajlandës të hënën me nëndetëse të përmasave të fëmijëve, që mund të ishin përdorur për t’i nxjerrë jashtë, edhe pse në fund nuk rezultoi të ishin të nevojshme.

Musk rrëfeu se, me të mësuar lajmin e situatës së rëndë të 12 fëmijëve, inxhinjerët e tij kishin nisur punën për ndërtimin e një nëndetëseje të vogël, duke përdorur një tub të gjerë argjendi, si ato që gjenden te raketa e tij “SpaceX Falcon 9”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat