Koment: Samiti Trump-Putin zhgënjyes - Bota Sot
Koment: Samiti Trump-Putin zhgënjyes

Bota

Koment: Samiti Trump-Putin zhgënjyes

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 10:08
Donald Trump dhe Vladimir Putin

Presidenti i SHBA-së në takimin me burrin e fuqishëm të Rusisë tregon dobësi evidente. Ai është personi i gabuar në arenën ndërkombëtare, mendon Bernd Riegert.

Ministria e Jashtme ruse e ripostoi një tweet të Trumpit duke i vënë atij kësisoj vulën zyrtare të Kremlinit. Presidenti amerikan në postimin e tij  akuzon SHBA-në e si rrjedhojë edhe vetveten, si përgjegjës për raportet e këqija me Rusinë, madje shkruan, kjo sepse SHBA ka vepruar "me budallallëk". A është SHBA vet fajtore, që shërbimi sekret rus ka ndërhyrë me haker në autoritetet elektorale partiake dhe që presidenti rus ka pushtuar Krimenë  Kjo është thjesht qesharake, por edhe një veprim i paparë ndonjëherë në historinë e re amerikane. Me tezat e tij ai e ka diskualifikuar veten sërish.

Kështu nuk është sjellë asnjëherë ndonjë president. E një president nuk duhet të veprojë kështu. Pyetja është, se edhe sa kohë republikanët dhe mbështetësit e presidentit do të duan të vazhdojnë ta përballojnë këtë president të paaftë dhe të çoroditur në Shtëpinë e Bardhë? Trump belbëzon vazhdimisht fjali të përgjysmuara kundërthënëse. Disa prej tyre nga ditët e fundit: Herë NATO-ja i merr shpirtin SHBA-së, e herë tjetër ajo është si një festë e dashurisë. Herë BE-ja është armik, e herë Kina është armike, ose të dyja bashkë. Herë Britania e Madhe duhet të padisë BE-në për Brexit, herë kryeministrja May është mikja më e mirë. Pastaj Gjermania është si rob në duart e Putinit, por njëkohësisht Putini është një konkurrent korrekt.

Presidenti i SHBA-së në takimin me burrin e fuqishëm të Rusisë tregon dobësi evidente. Ai është personi i gabuar në arenën ndërkombëtare, mendon Bernd Riegert.

Ministria e Jashtme ruse e ripostoi një tweet të Trumpit duke i vënë atij kësisoj vulën zyrtare të Kremlinit. Presidenti amerikan në postimin e tij  akuzon SHBA-në e si rrjedhojë edhe vetveten, si përgjegjës për raportet e këqija me Rusinë, madje shkruan, kjo sepse SHBA ka vepruar "me budallallëk". A është SHBA vet fajtore, që shërbimi sekret rus ka ndërhyrë me haker në autoritetet elektorale partiake dhe që presidenti rus ka pushtuar Krimenë? Kjo është thjesht qesharake, por edhe një veprim i paparë ndonjëherë në historinë e re amerikane. Me tezat e tij ai e ka diskualifikuar veten sërish.

Kështu nuk është sjellë asnjëherë ndonjë president. E një president nuk duhet të veprojë kështu. Pyetja është, se edhe sa kohë republikanët dhe mbështetësit e presidentit do të duan të vazhdojnë ta përballojnë këtë president të paaftë dhe të çoroditur në Shtëpinë e Bardhë? Trump belbëzon vazhdimisht fjali të përgjysmuara kundërthënëse. Disa prej tyre nga ditët e fundit: Herë NATO-ja i merr shpirtin SHBA-së, e herë tjetër ajo është si një festë e dashurisë. Herë BE-ja është armik, e herë Kina është armike, ose të dyja bashkë. Herë Britania e Madhe duhet të padisë BE-në për Brexit, herë kryeministrja May është mikja më e mirë. Pastaj Gjermania është si rob në duart e Putinit, por njëkohësisht Putini është një konkurrent korrekt.

Image
Bernd Riegert

Edhe sa mund të durohet më Trumpi?

Belbëzimi i tregtarit të mobileve të shndërruar nga yll televizioni në kryepopulist është e vështirë të durohet. Krahasuar me presidentin rus, Trump dukej i dobët, i pasigurt, i papërgatitur. Gjithmonë kur Trump shkakton dëme në kampin e politikës së jashtme, ministrave të tij u duhet t'i rivendosin gjërat në vend dhe t'i përkthejnë sërish në politikë fjalët e marra të një presidenti që i lë pasdore faktet. Edhe sa kohë do të vazhdojnë ata ta ndjekin atëë

Putinit duket se i është vënë re një nënqeshje djallëzore gjatë paraqitjeve të tij me Trump në Helsinki. Atij i mjaftonte të rrinte i qetë, të shihte e të dëgjonte se si Trump e shpërbën rendin global botëror. Javët e fundit ai e e shpalli BE-në armik. Akuzat ndaj Putinit dhe Rusisë në SHBA mbeten në të kundërt pa asnjë efekt. A është përpjekur Putini, t'i influencojë zgjedhjet në SHBA më 2016, donte ai ta ngrinte Trumpin në post, a ka ai në dorë material dëshmie kundër klanit Trump? Nëse i mbledh të gjitha, mund të mendosh, se këtu diçka mund të ketë, që e detyron Trumpin të sillet kështu pikërisht përballë autokratit rus.

Në Helsinki mund të thuash se më shumë ishte presidenti që takoi oficerin komandues. Egomani amator takon profesionistin e shkolluar të shërbimeve sekrete. E vetmja, që i bashkon të dy burrat, është se ata nuk e marrin aq seriozisht të vërtetën.  Putin e ka bërë fare të qartë, që ai nuk synon të fitojë besimin, por do të realizojë interesat e veta. Natyrisht është mirë, që të dy burrat e pushtetshëm flasin me njeri-tjetrin. Por spektakli, që me sa duket dëshiron Trump nuk mjafton. Bota pret më shumë, këtë Trumpi e ka kuptuar në ato pak çaste të kthjellimit të tij. Pritshmëritë u zhgënjyen. E gjora Amerikë, që ka zgjedhur president këtë ekscentrik, të pakalkulueshëm dhe të rrezikshëm. Të shpresojmë që ai të mos shkaktojë edhe më shumë dëme./DW/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera