Suedia blen raketat amerikane “Patriot”

Bota

Suedia blen raketat amerikane “Patriot”

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 19:10
Raketat amerikane “Patriot”

Qeveria suedeze do të blejë "Patriotin" e sistemit të mbrojtjes ajrore të SHBA-së, duke e vlerësuar atë si të besueshëm dhe të aftë për të luftuar me raketat balistike.

Në deklaratë thuhet se ushtrisë i ishte dhënë leja për të blerë katër lansues për "Patriotin" dhe një numër të pa precizuar të raketave.

Dërgesa e parë pritet në vitin 2020. Detajet financiare, si dhe data e nënshkrimit të marrëveshjes, nuk janë publikuar.

Suedia nuk është anëtare e NATO-s, por shprehu shqetësim lidhur me përkeqësimin e situatës së sigurisë në rajonin e Baltikut vitet e fundit.

Sipas radios suedeze, sistemi aktual i mbrojtjes ajrore suedeze nuk mund të shembë raketat balistike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat