Trafikantët kërcënojnë një qen antidrogë

Bota

Trafikantët kërcënojnë një qen antidrogë

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 23:04
Trafikantët kërcënojnë një qen antidrogë

Për shkak se i ka dhënë goditje të fuqishme trafikantëve kolombianë të drogës, Sombra, një qen antidrogë, kërcënohet nga “Clan del Golfo”, grupi më i rrezikshëm në vend, në atë pikë që policia është detyruar ta strehojë.

“Sombra nuk është i vetmi qen që ka marrë kërcënime, shumë qenër polic marrin për ditë”, thotë Jeison Cardona, instruktori i qenve në forcat e rendit.

Por këtë herë, autoritetet kanë preferuar ta vendosin në një vend të sigurit këtë pastor gjerman femër që është gjashtë vjeç dhe që është bërë makthi i një prej grupeve më të fuqishme të trafikut të drogës.

Marrëdhëniet konfliktuale të Sombra, hije në shqip, me këtë grup të armatosur fillojnë në vitin 2016.

Këtë vit, ajo zbulon 2,9 tonë kokainë në portin Uraba të fshehur në kontenierë me banane me destinacion Anversën, në Belgjikë.

Një sukses që përsëritet në maj 2017, kur ajo nuhat 1,1 tonë pluhur të bardhë të fshehur në tulin e frutave në një depo në Santa Marta, përcjell Atsh.

Në pesë vite shërbim, Sombra ka gjetur nëntë tonelata drogë, të të gjitha llojeve.

Të zemëruar, njerëzit e Dairo Antonio Usuga, alias “Otoniel”, shefi i kësaj bande, u përpoqën të korruptojnë një polic duke i ofruar 7 000 dollarë në këmbim të qenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat