Policia ushtarake ruse fillon patrullimin në kufirin mes Sirisë dhe Izraelit

Bota

Policia ushtarake ruse fillon patrullimin në kufirin mes Sirisë dhe Izraelit

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 23:21
Siri

Rusia do të vendosë policinë e saj ushtarake në kufirin e Golan Heights, mes Sirisë dhe Izraelit, pas rritjes së paqendrueshmërisë në zonë, në javët e fundit.

Lajmi u bë i ditur nga ministria e Mbrojtjes ruse, e cila theksoi se ky hap vjen për të mbështetur paqeruajtësit e Kombeve të Bashkuara në lartësitë e Golanit.

Tensionet në këtë zonë janë rritur ndjeshëm, pasi turpat iranianë kanë filluar të përforcojnë praninë e tyre në kufi, çka ka sjellë reagimin e qeverisë izraelite.

“Policia ushtarake ruse ka filluar patrullimin në lartësitë e Golanit dhe kemi planifikuar të ngremë tetë poste vëzhgimi në zonë. Sot paqeruejtësit e OKB-së, të shoqëruar nga policia ushtarake ruse, patrulluan për herë të parë pas gjashtë vitesh në këtë zonë”, tha Sergei Rudskoi, një zyrtar i ministrisë së Mbrojtjes ruse.

Rudskoi theksoi se prania ruse në këtë zonë është e ëprkohshme dhe se postet e vëzhgimit do t’u dorëzohen autoriteteve siriane, sapo të stabilizohet situata.

Vendosja e policisë ushtarake ruse, është komentuar gjerësisht, pasi thekson edhe njëherë ndikimin e fortë të kremlinit, në konfliktet e Lindjes së Mesme, që në momentin kur ndërhynë ushtarakisht në Siri dhe kthyen situatën në favor të Asadit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat