Një amerikan arrestohet në Lindjen e Largët të Rusisë

Bota

Një amerikan arrestohet në Lindjen e Largët të Rusisë

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 19:15
Flamuri amerikan duke valuar në ambasadën e SHBA-së në Moskë. Foto ilustrim

Një shtetas amerikan është arrestuar në Lindjen e Largët të Rusisë, përkatësisht në rajonin Chukotka, pasi duket se aksidentalisht, ka lundruar me anijen e tij të vogël përgjatë Detit Bering.

Zyrtarët rusë kanë njoftuar sot se një shtetas amerikan, i identifikuar si John Martin ose John William, kishte qenë duke lundruar në lumin Yukon në Alaskë, por ai përfundoi me barkën e tij në det të hapur dhe pas disa ditësh duke lundruar në mot të keq, ka arritur në brigjet ruse.

Pavarësisht se ka kaluar disa ditë në det dhe në kushte të vështira atmosferike, gjendja e tij shëndetësore, raportohet se është e mirë.

Një zyrtar rus, i ka thënë agjencisë shtetërore të lajmeve TASS se Martin nuk ka kërkuar azil politik, duke hedhur poshtë kështu raportimet e disa medieve.

Ministria e Jashtme ruse thotë se konsullata e Shteteve të Bashkuara në Vladivostok është informuar për këtë incident.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat