SHBA i bën thirrje Rusisë të jenë në përputhje me sanksionet ndaj Koresë Veriore

Bota

SHBA i bën thirrje Rusisë të jenë në përputhje me sanksionet ndaj Koresë Veriore

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 15:32
Nikki Haley

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka paralajmëruar Rusinë, Kinën dhe shtetet e tjera të shtunën kundër cdo shkelje të sanksioneve ndërkombëtare ndaj Koresë Veriore, që do të zvogëlonin presionin ndaj Koresë për t'u tërhequr nga armët bërthamore.

Komentet e Pompeos vijnë pas raportimeve të Kombeve të Bashkuara se Korea Veriore nuk ka ndaluar programet bërthamore dhe balistike dhe po shkelë sanksionet e Kombeve të Bashkuara.

Ministri i Jashtëm i Koresë Veriore, Ri Yong Ho, tha se lëvizjet e fundit të SHBA-ve janë të alarmueshme. Pompeo shtoi se Uashingtoni do të merrte shumë seriozisht cdo shkelje dhe bëri thirrje që të jenë më të kujdesshëm.

"Dua t'ua rikujtoj cdo shteti që ka përkrahur këto rezoluta se kjo është një cështje shumë serioze për të cilën do të diskutojmë me Moskën", shtoi Pompeo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat