Koreja e Veriut dhe e Jugut thellojnë marrëdhëniet

Bota

Koreja e Veriut dhe e Jugut thellojnë marrëdhëniet

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 14:24
Kim Jong Un dhe Moon Jae In

Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut po planifikojnë të mbajnë bisedime të nivelit të lartë javën e ardhshme, për t’u përgatitur për një takim të mundshëm të tretë midis udhëheqësve të tyre, njoftoi sot Ministria e Bashkimit në Seul.

"Bisedimet kanë, gjithashtu, për qëllim zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme’’, theksoi kjo ministri.

Kim Jong Un i Koresë së Veriut dhe Moon Jae In i Koresë së Jugut u takuan për herë të parë në prill ku ranë dakord për hapat që duhen zhvilluar drejt denuklearizimit. Ata u takuan sërish në maj.

Takimi i radhës pritet të ndodhë në anën veriore të kufirit në të ashtuquajturin fshati i armëpushimit, Panmunxhom, në zonën e demilitarizuar midis dy Koreve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat