Rusia i quan të paligjshme sanksionet amerikane

Bota

Rusia i quan të paligjshme sanksionet amerikane

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 22:47
Ilustrim

Rusia i ka cilësuar sanksionet e reja të vendosura nga Shtetet e Bashkuara si të paligjshme sipas të drejtës ndërkombëtare.

Këto sanksione kanë bërë që pala ruse të ndjehet e pakënaqur pas takimit  që u mbajt në Helsinki mes dy krerëve të shteteve, ku synohej përmirësimi i marrëdhënieve ShBA – Rusi, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

“Bisedimet (me Rusinë) nga pozicionet e forcës me një gjuhë detyruese janë të padobishme dhe nuk sjellin perspektivë”, ka thënë në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

“Rusia do të fillojë të ndërmarrë masat hakmarrëse për t’iu përgjigjur veprimit jo miqësor të Washingtonit. Në këtë kontekst, është absurde kur administrata amerikane konfirmon gatishmërinë e tyre për përmirësimin e marrëdhënieve me Rusinë. Është hipokrizi i qartë”, ka deklaruar ajo.

Sanksionet kundër Rusisë së Vladimir Putin-it synojnë eksportet amerikane të mallrave të ndjeshme që lidhen me sigurinë kombëtare.

Një grup i dytë masash potencialisht më serioze do të vendosen nëse Moska dështon të ofrojë evidencë të mjaftueshme se ajo nuk do të përdorë më armët kimike.
Sanksionet e fundit të Washington-it u vendosën pasi Moska kishte përdorur agjent nervor kundër agjentit të dyfishtë rus, Sergei Skripal, dhe vajzës së tij në Britani të Madhe.

Moska ka deklaruar se është duke punuar për t’u hakmarrë  “në të njëjtën frymë si Shtetet e Bashkuara.
Presidenti Trump më parë kishte dëbuar njëqind diplomat rusë nga Shtetet e Bashkuara, si shenjë dënimi për sulmin me agjent nervor në Britaninë e Madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat