Erdogan i frikësuar nga sanksionet amerikane, ankohet pse SHBA ia ktheu shpinën Turqisë për një prift

Bota

Erdogan i frikësuar nga sanksionet amerikane, ankohet pse SHBA ia ktheu shpinën Turqisë për një prift

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 16:55
Donald Trump dhe Rexhep Taip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka nisur të frikësohet nga sanksionet amerikane, pas refuzimit të shtetit turk që të lirojë një prift amerikan. Erdogan është ankuar se SHBA po ia kthen shpinën një shteti të NATO’s sherri i një prifti, i cili në Turqi akuzohet për spiunim dhe ndihmë organizatave të Fetullah Gulenit. Në këtë formë, raportet Turqi-SHBA shënojnë pikën më të ultë në dekadën e fundit në kohën kur Ankaraja ka përmirësuar raportet me Rusinë dhe disa vende të Ballkanit.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdo?an, duke folur për marrëdhëniet e Turqisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), porositi se me popullin turk nuk mund të bisedohet me gjuhën kërcënuese, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdo?an qëndroi në qytetin e Detit të Zi të Turqisë, Ordu, ku iu drejtua qytetarëve të tubuar, ndërsa me këtë rast u përqendrua edhe në ndodhitë aktuale.
Në theks të fjalimit të presidentit turk ishin tensionet në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Na kërcënojnë, por me ne nuk mund të bisedoni me gjuhën kërcënuese. Ne kuptojmë gjuhën ligjore. Ne do të bëjmë gjithçka që kërkon ligji dhe drejtësia. Nuk do të dorëzojmë askënd, le të mbetet tek ju, neve na mjaftojnë ata që i kemi”, tha Erdo?an duke shtuar:“Nëse biem, ne patjetër do të ngrihemi nga ai vend. U ngritëm dje, do të ngrihemi nesër. Vetëm le të qëndrojë populli im në këmbë”.

Erdo?an porositi amerikanët se është për keqardhje që SHBA-të janë në gjendje që të ndryshojnë partner të NATO-s për një prift, duke menduar për priftin amerikan Andrew Brunson, të cilin e arrestoi policia turke nën akuzat për ofrimin e mbështetjes ndaj organizatave e Fetullah Gulenit.

Akuzat  e Erdoganit ndaj Brunson përfshijnë spiunimin për organizatën PKK, FETO, grupin pas tentativës për grusht shteti në Turqi në korrik të vitit 2016.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat