A po e humb Kina luftën tregtare me Amerikën?

Bota

A po e humb Kina luftën tregtare me Amerikën?

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 21:43
Ilustrim

Bursa e dobët kineze po i jep shpresë presidentit amerikan Donald Trump.

Ky po shprehet i bindur se Amerika do të fitojë luftën tregtare që ka me Kinën.

Yuani, monedha kineze, është ulur 8% kundrejt dollarit që nga prilli i këtij viti, dhe është dobësuar shumë vitin e fundit. Një suficit tregtar i tkurrur prodhoi një deficit të llogarisë korrenti në gjysmën e parë të vitit 2018, hendeku i parë i Kinës në të paktën dy dekadat e fundit.

Nuk është çudi që presidenti amerikanë, Donald Trump, po e quan të fituar luftën tregtare me shtetin kinez.

Për të shpjeguar më thjeshtë, ekonomia kineze është duke shënuar një ulje që prej kohës kur Amerika ka zgjeruar tregun e vet, një zgjerim ky më I madhi që prej vitit 2014. Një marëveshje që mëtohej të arrihej mes Amerikës dhe Kinës në qerhsor, në mënyrë që kjo të importojë më shumë gaz nga Amerika, kishte dështuar. Kjo kishte shtyrë amerikanët që të paralajmërojnë menjëherë sanksionet e tyre tregtare ndaj telekomit kinezë, gjigantit të njohur ZTE, që thuajse është në rrezik të dalë krejtësisht nga tregu.

Madje, mediat botërore kishin raportuar se “amerikanët nuk e kanë dashur me qëllim marrëveshjen, në mënyrë që të menaxhojnë më lehtë dhe më fuqishëm tregun. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat