Përgatitje për luftë kibernetike, qeveria gjermane në ‘sulm’

Bota

Përgatitje për luftë kibernetike, qeveria gjermane në ‘sulm’

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 11:31
Ilustrim

Qeveria gjermane po investon prej vitesh për sigurinë kibernetike. Por investimet duket se nuk janë të mjaftueshme. Gara e armatimit e shumë shteteve, terrorizmi islamik apo konfrontimi me Rusinë apo me Korenë e Veriut janë disa nga rreziqet për të cilat tërheqin vëmendjen ekspertët ushtarakë. Por si një rrezik tjetër të madh ata konsiderojnë edhe sulmet kibernetike.

Prej sulmeve kibernetike është e prekur edhe Gjermania. Hakerët arritën të depërtojnë në rrjetin e kompjuterave të qeverisë gjermane, apo të disa koncerneve në Gjermani. Nuk ka javë që ekspertët të mos zbulojnë sulme të reja. Gjurmët e tyre të çojnë shpesh në Rusi, Kinë apo Korenë e Veriut.

Për këtë shkak qeveria gjermane po investon prej vitesh për sigurinë kibernetike. Në Bonn gjendet Komanda e ushtrisë gjermane Bundesëehr për Mbrojtjen nga Sulmet Kibernetike (CIR), e cila u përurua në vitin 2017. Në të punojnë deri tani 260 ushtarakë dhe civilë. Ata merren me mbledhjen e informacioneve për shërbimin sekret të ushtrisë, sigurinë kibernetike dhe mbledhjen e informacioneve gjeografike.

Mbrojmë vendin edhe on-line

Mbrojtja kibernetike është bërë e rëndësishme jo vetëm për shkak të sulmeve ndaj sistemeve të kompjuterave të qeverisë apo firmave gjermane. Sipas njoftimeve të organeve të rendit spiunazhi dhe sabotimet kibernetike si dhe fushtat e desinformimit dhe përhapjes së lajmeve të rreme, bëjnë pjesë sot ndër instrumentet standarde tä shërbimeve sekrete të huaja si dhe të hakerëve sidomos nga Rusia, Kina dhe Irani.

Në kërkim të ekspertëve

Bundesëehri përgatit në Universitetin Ushtarak të Munihut ekspertë për mbrojtjen kibernetike. Por Ministria e Mbrojtjes përballet në treg me konkurrencën e firmave private, sepse numri i ekspertëve në këtë fushë nuk është i madh.

Prandaj Ministria e Mbrojtjes u ofron ekspertëve që të shërbejnë si rezervistë për Bundesëehrin, pa pasur nevojë të punësohen në CIR.

Problem përbëjnë edhe fondet, sepse vërtet që buxheti i mbrojtjes për vitin 2019 do të shtohet me më tepër se katër miliardë euro, por këto nuk janë të mjaftueshme. Sepse Bundesëehri ka nevojë për teknologji të reja edhe në fushën e armatimeve, apo të uniformave

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat