Balena vrasëse, i jep fund zisë pas 17 ditësh - Bota Sot
Balena vrasëse, i jep fund zisë pas 17 ditësh

Bota

Balena vrasëse, i jep fund zisë pas 17 ditësh

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 17:03
Balena

Ndodh ndonjëherë që kafshët, me veprimet e tyre, tregojnë më shumë dhembshuri se edhe vetë njerëzit.

I tillë është rasti i një balene vrasëse, të njohur tani si Tahlequah, e cila për 17 ditë me radhë e përmes 1 mijë miljeve detare në oqeanin Paqësor, ka mbajtur mbi shpinë trupin e vogëlushit të saj të ngordhur dhe sipas shkencëtarëve, e ka bërë këtë në një akt të paprecedent zie.

Tani, balena është dalluar të notojë pa trupin e vogëlushit të vet, për të parën herë që nga korriku. Zia e balenës Tahlequah, ka mahnitur dhe prekur tërë botën.

Balena, e njohur nga kërkuesit edhe si J35, më në fund ka rifilluar të ushqehet dhe të zbavitet me tufën e saj, pas asaj që mund të quhet me plot gojën, periudhë zie. Kërkuesit në qendrën për kërkime mbi balenat, me seli në Uashington, thanë se e kishin parë orkën të ndiqte një grup salmonësh në ngushticën Haro, në perëndim të San Huanit, të shtunën pasdite.

Nëna, duket se ka braktisur më në fund trupin e pajetë për shkak se ai kish nisur të dekompozohej. Orka kish lindur më 24 korrik në atë që duhej të ishte një ngjarje e gëzuar për klanin e saj. Balenat në fakt po stërmundohen për shkak të mungesës së salmonit dhe këlyshi i J35 vdiq menjëherë pas lindjes.

Sipas ekspertëve, afro 75 për qind e balenave vrasëse të sapolindura në dy dekadat e fundit, nuk arrin të mbijetojë dhe 100 për qind e shtatzënive në tre vitet e shkuara kanë dështuar të prodhojnë pasardhës të qëndrueshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...