Reagon ashpër Erdogan: Fitimet tona janë paguar me gjak, kapadainjtë…

Bota

Reagon ashpër Erdogan: Fitimet tona janë paguar me gjak, kapadainjtë…

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 09:18
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

“Dinamikat e ekonomisë turke janë të shëndosha, të forta, të palëvizura dhe do të vazhdojnë të jenë të palëvizura”, tha Erdogan në fjalën e tij në një drekë në Kompleksin Presidencial në Ankara para pjesëmarrësve në Konferencën e 10-të të Ambasadorëve.

“Kjo që po ndodh sot nuk ka aspak lidhje me krizën e vitit 1994, 2001 dhe 2007. Me të vërtetë jemi përballë një situatë tërësisht tjetër”, shtoi presidenti turk, duke shtuar se Turqia gjendet nën rrethim ekonomik.

“Kapadainjtë e sistemit global nuk mund të cenojnë në mënyrë të vrazhdë dhe pa leje fitimet tona që janë paguar me gjak”, potencoi Erdo?an.

Turqia dhe SHBA janë duke përjetuar marrëdhënie të tensionuara pasi Washingtoni vendosi sanksione ndaj ministrit të Brendshëm turk Süleyman Soylu dhe ministrit të Drejtësisë Abdulhamit Gül për moslirmin e pastorit amerikan Andrew Brunson, i cili përballet me akuza të terrorizmit në Turqi.

Presidenti amerikan Donald Trump të premten e shtoi sulmin e tij ndaj Turqisë duke i dyfishuar tarifat doganore ndaj importit të aluminit dhe çelikut turk në 20 dhe 50 për qind respektivisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat