Dy persona janë plagosur pas një incidenti në Londër

Bota

Dy persona janë plagosur pas një incidenti në Londër

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 13:34
Policia e Londrës

Dy persona janë plagosur në Londër, pasi një veturë është përplasur me rrethojat e sigurisë jashtë Parlamentit Britanik.

Zyrtarët kanë rrethuar mjetin para se personi të arrestohej në mëngjesin e së martës.

Çiklistët janë goditur gjatë përplasjes, mirëpo Shërbimet e Ambulancës në Londër kanë dërguar pacientët në spital dhe gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.

Njësia kundër-terrorizmit në Britani, Scotland Yard, është duke drejtuar hetimin, mirëpo ende nuk është deklaruar për motivet.

Policia e armatosur, ambulanca dhe zjarrfikësit janë duke vazhduar të përgjigjen ndaj incidentit në qendër të Londrës.

Pavarësisht se disa dëshimtarë kanë thënë se vetura ka goditur pjesëtarë të trafikut, policia nuk është deklaruar nëse rasti është i lidhur me terrorizëm.

Kryetari i Londrës, Sadiq Khan, ka thënë se është në kontakt të ngushtë me Policinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat