Zelanda e Re u ndalon të huajve blerjen e shtëpive - Bota Sot
Zelanda e Re u ndalon të huajve blerjen e shtëpive

Bota

Zelanda e Re u ndalon të huajve blerjen e shtëpive

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 12:24
Foto ilustrim

Parlamenti i Zelandës së Re u ka ndaluar të huajve blerjen e shtëpive ekzistuese në këtë shtet, duke synuar të bëjë këto prona më të përballueshme për banorët e përhershëm.

Ky ndalim vlen për banorët që nuk jetojnë aty vazhdimisht, teksa australianët dhe banorët e Singaporit përbëjnë përjashtim për shkak të marrëveshjeve për tregti të lirë.

Zelanda e Re është duke u përballur me krizë të përballueshmërisë së stehimit edhe si pasojë e normave të ulëta të interesit dhe imigrimit në vitet e fundit.

Projektligji është miratuar në parlament me 63 vota, në krahasim me 57 që kanë kundërshtuar të njëjtin.

Personat që nuk janë banorë të Zelandës së Re nuk mund të blejnë shtëpi, mirëpo ata mund të bëjmë investime të kufizuara në banesa të reja që janë pjesë e zhvillimeve të mëdha.

Përveç australianëve dhe banorëve të Singaporit, kjo ndalesë nuk prek edhe personat që kanë leje të përhershme të banimit.

Ministri i këtij vendi për Tregti dhe Zhvillim Ekonomik, David Parker e ka përshkruar këtë projekligj “me rëndësi historike”.

“Kjo Qeveri beson se banorët e Zelandës së Re nuk duhet të diskriminohen nga të pasurit e huaj”, ka thënë ai.

Mirëpo kundërshtarët kanë thënë se ndalimi është i panevojshëm dhe se nuk do të zgjidhë asnjë problem.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...