Merkel dhe Putin diskutojnë sot për Sirinë dhe Ukrainën - Bota Sot
Merkel dhe Putin diskutojnë sot për Sirinë dhe Ukrainën

Bota

Merkel dhe Putin diskutojnë sot për Sirinë dhe Ukrainën

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 09:13
Presidenti rus, Vladimir Putin dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të takohen sot në lidhje me bisedimet për konfliktin në Ukrainë dhe Siri.

Merkel ka paralajmëruar më 17 gusht që të mos ketë pritje të mëdha nga diskutimet e saj me Putin.

"Ne duam rapote të mira me Rusinë”, tha Merkel për gazetarët.

“Është një takim pune prej të cilit nuk priten rezultate, por numri i problemeve të përbashkëta që na brengos, si Siria dhe Ukraina, si dhe bashkëpunimi ekonomik, janë aq të mëdha sa që na detyron të jemi në dialog të përhershëm”.

"Rusia ka influencë të madhe në këto cështje dhe ne duam vetëm zgjidhje paqësore, ne do të tentojmë t’i arrijmë ato vetëm me diskutime”, tha Merkel.

Të dy liderët herën e fundit ishin takuar në Soci në maj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...