Besimtarët myslimanë fillojnë ritualin e haxhillëkut

Bota

Besimtarët myslimanë fillojnë ritualin e haxhillëkut

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 18:05
Besimtarët myslimanë

Më tepër se 2 milionë besimtarë myslimanë nga e gjithë bota filluan të dielën pelegrinazhin 5-ditor të haxhillëkut.

Ata do të mblidhen sipas ritualit, rreth objektit më të shenjtë për myslimanët, Kaabës në formë kubike, në Meka të Arabisë Saudite; me këtë rast, besimtarët myslimanë marrin pjesë në një sërë ritesh, që synojnë t’u përforcojnë atyre ndjenjën e përulësisë dhe të unitetit në mesin e myslimanëve.

Haxhillëku është një prej 5 kolonave bazë të fesë islame; të gjithë myslimanëve fizikisht të shpëndetshëm, u kërkohet që të paktën një herë në jetë ta kryejnë këtë ritual.

Haxhillëku shihet si një rast për të pastruar mëkatet e së shkuarës dhe për ta filuar jetën nga e para, i pastër moralisht.

Shumë njerëz, pasi kryejnë haxhillëkun, bëhen edhe më besimtarë se ç’kanë qenë; disa gra vendosin me këtë rast të mbulojnë kokën me shami, që njihet si “Hijab”, me t’u kthyer nga haxhillëku.

Megjithë vështirësitë fizike të haxhillëkut, shumë njerëz që ecin me ndihmën e bastunit, apo të patericave, këmbëngulin ta kryejnë më këmbë këtë ritual. Njerëzit që nuk janë në gjendje ta përballojnë nga ana financiare udhëtimin e haxhillëkut, shpesh financohen nga oganizata bamirësie, apo udhëheqës të komunitetit.

Ka nga ata që kursejnë gjatë gjithë jetës së tyre për ta realizuar më në fund udhëtimin e tyre të haxhillëkut. Disa njerëz, madje, e ndërmarrin udhëtimin më këmbë, duke përshkruar për disa muaj me mijëra kilometra të Arabisë Saudite, për të arritur tek vendi i shenjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat