Turqia ankohet në OBT për shkak të tarifave të SHBA-së

Bota

Turqia ankohet në OBT për shkak të tarifave të SHBA-së

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 19:09
Erdogan- Trump

Turqia sot ngriti një ankesë në Organizatën Botërore të Tregtisë për tarifat shtesë të SHBA për importet e çelikut dhe aluminit turk, njoftoi sot Organizata Botërore e Tregtisë.

"Turqia ka kërkuar konsultime me OBT-në për mosmarrëveshjen me SHBA-në në lidhje me doganat shtesë që SHBA-ja ka imponuar mbi importet e produkteve të çelikut dhe aluminit", thuhet në deklaratën e publikuar në faqen e internetit të OBT-së.

Të dyja palët tani kanë një afat prej 60 ditësh për të gjetur një zgjidhje dhe nëse nuk arrihet një vendim mbi apelin, vendimin duhet ta marrë Komisioni i OBT-së për zgjidhjen e kontesteve.

Trump urdhëroi dyfishimin e doganave të këtij muaji për importet e aluminit dhe çelikut nga Turqia në 20 ose 50 për qind, për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe Ankarasë pas arrestimit të një prifti amerikan në Turqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat