Shifra të frikshme/ Fruthi thyen rekordin në Evropë

Bota

Shifra të frikshme/ Fruthi thyen rekordin në Evropë

Më: 21 gusht 2018 Në ora: 12:05
Ilustrim

Organizata Botërore e Shëndetësisë është vënë në alarm, për shkak të numrit të lartë të të prekurve nga fruthi. Ekspertët janë të mendimit se shifrat po rriten ndjeshëm, për shkak të pakujdesisë së njerëzve për tu vaksinuar. OBSH rekomandon të gjithë familjarët, që fëmijët të marrin vaksinën.

Më shumë se 41,000 njerëz janë infektuar në gjashtë muajt e parë të 2018, duke çuar në 37 numrin e viktimave.

Vitin e kaluar kishte 23.927 raste, dhe një vit më parë, 5.273. Në Angli, ka patur 807 raste deri më tani këtë vit. OBSH u bën thirrje vendeve evropiane të ndërmarrin veprime.

Shëndeti Publik ne Angli thotë se shpërthimet janë kryesisht për shkak të njerëzve që kanë udhëtuar në zonat e Evropës, që kane pasur shume raste me këtë semundje infektive. Fruthi është shumë infektues dhe përhapet edhe nga teshtimat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat