Deklaratat e Trumpit përmenden si arsyetim për sulmin në ambasadën amerikane në Ankara

Bota

Deklaratat e Trumpit përmenden si arsyetim për sulmin në ambasadën amerikane në Ankara

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 13:57
Pamje nga sulmi në ambasadën amerikan në Ankara.

I dyshuari i ndaluar pas supozimeve se ka shtënë me armë zjarri jashtë ambasadës amerikane në Ankara, i ka thënë policisë se ai ka qenë pjesë e sulmit, pasi ka qenë i zemëruar me deklaratat e presidentit amerikan, Donald Trump për rënien e vlerës së valutës turke, lira.

Ahmet Celikten, 39 vjeçar, i ka bërë këto deklarata para policisë, pasi ai dhe 38 vjeçari, Osman Gundas, janë ndaluar për lidhje me sulmin që i është bërë hyrjes kryesore të ambasadës më 20 gusht.

Të shtënat janë dënuar nga Qeveria e Turqisë dhe të njëjtat janë cilësuar si “provokim i qartë”, pas krizës së marrdhënieve në mes të SHBA-së dhe Ankarasë për ndalimin e pastorin amerikan, Andreë Brunson në Ankara.

Uashingtoni i ka vënë sanksione aleates së saj të NATO-s, për shkak të ndalimit të Brunsonit dhe ka rritur tarifat në importet e metaleve turke, çka ka rezultuar me rënien e vlerës së lirës javën e kaluar.

Lira ka humbur rreth 40 përqind të vlerës kundrejt dollarit amerikan më 2018.

Trump ka deklaruar ndër të tjera se “nuk do të ketë kompromise” me Turqinë në këmbim të lirimit të Brunsonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat