Argjentina djeg kokainën ruse në krematorium

Bota

Argjentina djeg kokainën ruse në krematorium

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 23:00
Pamje nga vendi i ngjarjes

Rusia dhe Argjentina kanë përdorur një krematorium në Buenos Aires për të djegur 389 kg (858 paundë) kokainë të kapur  në ambasadën ruse.

Vlera e kokainës së shkatërruar ishte deri në 80 milionë euro ( 72 milionë dollarë).

Një ish kujdestar i ambasadës dhe një polic argjentinas janë në mesin e gjashtë njerëzve që mbahen në nga të dy vendet.

Djegia shënon fundin e një operacioni të gjatë policor.

Në vitin 2016, ish ambasadori rus njoftoi zyrtarët argjentinas se kishte gjetur 12 valixhe të të fshehura në një aneks të ambasadës.

Problemi qëndronte se ato ishin të mbushura me drogë.

Operacioni mbi këtë problem zgjati 14 muaj. Ambasadori rus Dmitri Feoktistov dhe zonja Bullrich morën pjesë në djegien e drogës të martën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat