“Tërmeti” kërcënon botën: Kina padit SHBA

Bota

“Tërmeti” kërcënon botën: Kina padit SHBA

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 18:06
Foto ilustrim

Kina ka nisur procedurë ankimore në Organizatën Botërore të Tregtisë ndaj vendimit të SHBA-së për të vendosur taksa të reja doganore mbi mallrat kineze, njoftoi Ministria kineze e Tregtisë.

"Kina ka nisur një procedurë ankimore në Organizatën Botërore të Tregtisë për vendosjen e detyrimeve doganore mbi mallrat kineze me vlerë 16 miliardë dollarë," thuhet në deklaratë.

SHBA paraqiti sot detyrime të reja doganore për mallra të caktuara kineze, për të cilat Pekini mori masa reciproke.

Në mes të qershorit, SHBA vendosën një tarifë prej 25 për qind për mallrat nga Kina, të cilat prekën gati një të dhjetën e eksporteve kineze në SHBA. Masat e reja do të ndikojnë në importin e mallrave kineze që përmbajnë një teknologji relevante të industrisë me vlerë 50 miliardë dollarë.

Kina njoftoi menjëherë se do të vendosë një detyrim të importit prej 25 për qind në 659 lloje mallrash të importuara nga SHBA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat