Cavusoglu: Një zgjidhje ushtarake në Idlib të Sirisë do ishte katastrofike

Bota

Cavusoglu: Një zgjidhje ushtarake në Idlib të Sirisë do ishte katastrofike

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 19:31
Mevlut Cavusoglu

Një zgjidhje ushtarake në një nga fortesat e fundit rebele në Siri do të çonte në një katastrofë, deklaroi sot në Moskë ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu.

“Një zgjidhje ushtarake do të ishte një katastrofë, do të ishte një fatkeqësi jo vetëm për rajonin Idlib por edhe për të ardhmen e Sirisë,” deklaroi Cavusoglu gjatë një konference për shtyp së bashku me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Ai theksoi se mbi 3 milionë civilë jetojnë në Idlib në pjesën veriperëndimore të Sirisë, e dominuar nga forcat islamike, duke përfshirë luftëtarë të lidhur me Al Kaedën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat