Papa Francesku kërkon falje për abuzimet seksuale të klerit

Bota

Papa Francesku kërkon falje për abuzimet seksuale të klerit

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 17:29
Papa Francesku

Papa Francesku është lutur për falje për abuzimin seksual të fëmijëve nga ana e klerikëve dhe ka përsëritur dëshirën e tij për të parë drejtësinë të vendoset në vend.

Ati i shenjtë i bëri këto komente në ditën e dytë të udhëtimit të tij historik në Republikën e Irlandës, në kishën “Marian” në Knock, të kontesë Mayo. Ai tha se askush nuk mund të mos preket nga historitë e atyre që kanë pësuar abuzim, u është rrëmbyer pafajësia dhe kanë mbetur të shënjuar nga kujtime të dhimbshme.

Kjo është vizita e parë e një pape në Irlandë në 39 vite. Vizita koiçidon me një event global katolik, takimin botëror të familjeve, që mbahet çdo tre vite.

Gjatë ditës së parë të udhëtimit të tij, Papa Francesku kishte pranuar se i vinte turp për dështimin e kishës katolike në trajtimin e krimeve flagrante të abuzimit seksual nga kleri dhe i bëri këto komente në një fjalim në kështjellën e Dublinit.

Më pas, ai u takua edhe me tetë të mbijetuar të abuzimeve seksuale, që siç mësohet, u ka thënë atyre se abuzimi është moralisht i papranueshëm. Gjithçka ndodh pasi kryeministri irlandez, Leo Varadkar i dha një paralajmërim të fortë papës për të marrë masa kundër klerikëve të përfshirë në abuzimin e fëmijëve dhe atyre që e mbajtën atë sekret.

Një ish zyrtar i lartë i Vatikanit i ka kërkuar ndërkohë papës të japë dorëheqjen, duke thënë se edhe ai ishte në dijeni të akuzave për abuzime seksuale nga një kardinal amerikan, për pesë vite, para se të pranonte dorëheqjen e tij, muajin e kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat