Angela Merkel: I dhimbshëm lajmi për vdekjen e John McCain - Bota Sot
Angela Merkel: I dhimbshëm lajmi për vdekjen e John McCain

Bota

Angela Merkel: I dhimbshëm lajmi për vdekjen e John McCain

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 19:09
Angela Merkel me senatorin amerikan, John McCain

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, me rastin e vdekjes së senatorit amerikan, John McCain, i ka shprehur ngushëllime gruas dhe fëmijëve të tij.

Merkel ka çmuar lartë jetën dhe veprën e senatorit amerikan duke e cilësuar atë si një nga personalitetet e mëdha politike të kohës sonë.

“Senatori McCain ishte njëri nga personalitetet e mëdha të kohës sonë, një luftëtar i palodhur për një aleancë të fortë transatlantike; qëllimi i tij shkonte përtej vendit të tij.

Ne kemi humbur një person që guximi personal dhe sinqeriteti i tij e formësuan punën e tij politike”, ka shkruar Merkel.

“John McCain u udhëhoq nga bindja e vendosur se çdo punë politike duhej të shkonte në shërbim të lirisë, demokracisë dhe sundimit të ligjit. Vdekja e tij është një humbje për të gjitha ata që e ndajnë këtë bindje”, ka shtuar ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...