OKB: Ushtria e Mianmarit “duhet të përballet me akuza për gjenocid“

Bota

OKB: Ushtria e Mianmarit “duhet të përballet me akuza për gjenocid“

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 10:16
Refugjatët Rohingya.

Një raport i Kombeve të Bashkuara ka thënë se figurat e larta ushtarake në Mianmar duhet të hetohen për gjenocidin e kryer në shtetin Rakhine dhe për krime tjera kundër njerëzimit në zonat tjera.

Raporti, i bazuar në qindra intervista, është dënimi më i fuqishëm nga OKB-ja për dhunë kundër myslimanëve Rohingya.

Taktikat e ushtrisë janë “joproporcionale ndaj kërcënimeve aktuale të sigurisë”, thuhet në të gjetura.

Aty përmendet se gjashtë figura të larta ushtarake duhet të përballen me gjykim.

Raporti është tejet kritik edhe për lideren de fakto të Mianmartit, Aung San Suu Kyi, për dështim të intervenimit në mënyrë që të ndalet dhuna.

Në raport bëhet thirrje që rasti të dërgohet në Gjykatën Penale Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Qeveria në anën tjetër ka thënë vazhdimisht se operacionet e saj kanë shënjestruar militantët apo kërcënimet nga kryengritësit.

“Nevoja ushtarake nuk do të justifikonte kurrë vrasjet pa dallim, dhunimin e grave, sulmimin e fëmijëve dhe djegien e fshatrave”, është thënë në raport.

Sulmet ushtarake kundër myslimanëve Rohingya në Shtetin Rakhine kanë nisur të gusht të vitit 2017, pas sulmeve të përgjakshme të militantëve Rohingya.

Besohet se rreth 700,000 myslimanë Rohingya kanë ikur nga Mianmari drejt Bangladeshit si pasojë e dhunës ushtarake.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat