Rohani: Komploti amerikan kundër Iranit s’do të ketë sukses

Bota

Rohani: Komploti amerikan kundër Iranit s’do të ketë sukses

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 11:38
Presidenti i Iranit, Hassan Rohani.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, u tha ligjvënësve në Teheran se Republika Islamike do t’i kapërcejë pasojat e sanksioneve amerikane dhe do t’iu dëshmojë “zyrtarëve anti-iranianë në Shtëpinë e Bardhë” se këto masa do të dështojnë të arrijnë qëllimin e tyre.

Rohani u thirr të martën para parlamentit për t’iu përgjigjur pyetjeve për krizën ekonomike, rritjen e çmimeve dhe papunësinë.

Megjithatë, ligjvënësit nuk iu bindën përgjigjeve të tij dhe e referuan çështjen në gjyqësor.

"Problemet ekonomike janë kritike, por më e rëndësishme është se shumë njerëz e kanë humbur besimin e tyre në të ardhmen e Republikës Islamike dhe janë në dyshim për fuqinë e saj", tha Rohani në fjalimin e tij të transmetuar drejtpërdrejt në televizion.

"Ne nuk kemi frikë nga Amerika apo nga problemet ekonomike. Ne do t'i tejkalojmë problemet. Dua të siguroj kombin iranian se nuk do të lejojmë që komplotimi i SHBA-së kundër Republikës Islamike të ketë sukses", shtoi Rohani.

SHBA ka ripërtërirë këtë muaj sanksionet kundër Iranit pasi është tërhequr nga marrëveshja bërthamore me Republikën Islamike, në muajin maj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat