OKB i kërkon talebanëve afganë një armëpushim

Bota

OKB i kërkon talebanëve afganë një armëpushim

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 12:53
Ilustrim

Këshilli i Sigurimit i OKB-së, në një deklaratë të miratuar unanimisht, i kërkoi talebanëve afganë të angazhoheshin në një armëpushim të ri sikurse është propozuar nga presidenti afgan, Ashraf Ghani.

Duke përshëndetur këtë propozim të formuluar para një jave, Këshilli i Sigurimit i kërkon talebanëve të vazhdojnë në këtë drejtim pa vonuar.

Në deklaratën e tij, Këshilli i kërkon gjithashtu talebanëve të pranojnë ofertën e bërë në shkurt nga qeveria afgane për t’u angazhuar në bisedime paqeje direkte pa parakushte dhe kërcënime për dhunë, me objektivin e një marrëveshjeje politike përfundimtare që do të sillte një paqe të qëndrueshme për popullsinë e Afganistanit.

Një armëpushim i përkohshëm ishte shpallur dhe respektuar nga dy palët në qershor për fundin e ramazanit. Kjo është hera e parë që prej vitit 2001 në një vend të shkatërruar nga 17 vite lufe. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat