Mattis: Përfundon pezullimi i manovrave ushtarake në gadishullin Korean

Bota

Mattis: Përfundon pezullimi i manovrave ushtarake në gadishullin Korean

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 19:29
Jim Mattis

Ministri amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis njoftoi sot përfundimin e pezullimit të manovrave ushtarake aleate në gadishullin Korean, i vendosur si një gjest i vullnetit të mirë pas takimit të presidentëve Donald Trump dhe Kim Jong Un.

”Siç jeni në dijeni, ne vendosëm për të pezulluar manovrat më të rëndësishme ushtarake si shenjë e vullnetit të mirë pas samitit të Singaporit në muajin qershor”, deklaroi Mattis gjatë një konference shtypi, ndërsa negociatat për denuklearizimin e Koresë së Veriut duket se janë ngadalësuar, shrkaun ATSH.

”Nuk kemi asnjë plan për pezullimin e manovrave të mëtejshme”, shtoi kreu i Pentagonit, ndërsa presidenti amerikan sapo anuloi një vizitë të planifikuar të kreut të diplomacisë, Mike Pompeo, në Phenian, duke cituar mungesën e progresit në lidhje me denuklearizimin.

Shefi i Pentagonit u shpreh i rezervuar në njoftimin e një date të saktë për rifillimin e manovrave ushtarake. Ai bëri të ditur se ushtarakët do të konsultohen me diplomatët amerikanë të ngarkuar për negociatat me Phenianin përpara marrjes së çdo vendimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat