Blerja e sistemit rus anti-raketor, SHBA: Turqia, jo e denjë për në NATO

Bota

Blerja e sistemit rus anti-raketor, SHBA: Turqia, jo e denjë për në NATO

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 22:35
James Mattis tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara rreth blerjes nga Turqia të një sistemi rus për mbrojtjen nga raketat që nuk mund të integrohet në NATO.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes James Mattis tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara rreth blerjes nga Turqia të një sistemi rus për mbrojtjen nga raketat që nuk mund të integrohet në NATO.

Shtetet e Bashkuara tashmë e kanë paralajmëruar Turqinë se do të jetë objekt sanksionesh dhe se blerja prej saj e avionëve luftarakë nga firma amerikane Lockheed Martin rrezikohet, nëse Ankaraja nuk heq dorë nga planet për sistemin rus.

“Është e qartë, se duke sjellë Turqia një sistem rus anti-ajror dhe anti-raketë në një vend të NATO-s, ne nuk mund ta integrojmë këtë vend në NATO. Po, kjo na shqetëson dhe ne nuk e rekomandojmë këtë,” u tha Mattis gazetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat