Lavrov: E palejueshme që terroristët të mbajnë civilë si pengje

Bota

Lavrov: E palejueshme që terroristët të mbajnë civilë si pengje

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 17:58
Sergei Lavrov

Terroristët në Idlib vazhdojnë të mbajnë civilët në formë pengjesh, e cila është e papranueshme, tha sot ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Ai këtë deklaratë e bëri pas takimit me udhëheqësin diplomatik saudit Abdel al-Jazeera.    

Reuters raporton se Lavrov kishte deklaruar më parë se Rusia mbetet në kontakt me SHBA për situatën në provincën siriane të Idlibit që mbahen nga rebelët.

Agjencia RIA Novosti raportoi se autoritetet ruse më herët njoftuan se kanë diskutuar lidhur me situatën në Idlib me Iranin dhe Turqinë, si dhe qeverinë siriane dhe opozitën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat