Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif akuzoi Shtetet e Bashkuara se nuk kanë masa kufizuese për të ushtruar presion as ndaj aleatëve të saj.
"Amerikanët kanë treguar se nuk kanë kufizime në ushtrimin e presionit, apo shfaqjen e një forcë ndaj të tjerëve, edhe kur bëhet fjalë për aleatët", tha Zarif sot në Ankara.
SHBA dhe Irani i kanë përkeqësuar marrëdhëniet pas ardhjes në pushtet të presidentit Donal Trump, i cili e anuloi Marrëveshjen bërthamore me Iranin të arritur në vitin 2015, pasi Irani paraprakisht nuk kishte pranuar që të ndryshohet kjo marrëveshje.