17 të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Etiopi

Bota

17 të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Etiopi

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 16:19
Ilustrim

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve ENA, një avion ushtarak etiopian me 17 persona në bord është rrëzuar mëngjesin e sotëm përderisa fluturonte nga qyteti lindor Dire Dawa për në qytetin juglindor Bushoftu të Etiopisë.

ENA raportoi se të gjithë pasagjerët në avionin ET-AIU, përfshirë disa ushtarë, humbën jetën në aksidentin që ndodhi në zonën e Shoa-s Lindore, që është më pak se 100 kilometra nga kryeqyteti Addis Ababa, transmeton Anadolu Agency.

Një hetim është nisur për të përcaktuar shkakun e incidentit.

ENA, gjithashtu, tha se avioni po digjej në ajër para se të përplaset.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat