Moska njofton zhvillimin e manovrave ushtarake në Mesdhe

Bota

Moska njofton zhvillimin e manovrave ushtarake në Mesdhe

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 18:32
Ilustrim

Më shumë se 25 anije dhe rreth 30 avionë do të marrin pjesë në manovrat ushtarake në Mesdhe nga data 1 deri në 8 shtator, njoftoi sot Ministria ruse e Mbrojtjes.

“Ne parashikojmë të vendosim më shumë se 25 anije nën komandën e kryqëzorit rraketahedhës ‘Admiral Ustinov’. Rreth 30 avionë do të marrin pjesë në këto manovra, ku edhe bombardues të tipit Tu-160”, thuhet në një komunikatë të Ministrisë sipas citimeve të bëra nga agjencitë ruse të lajmeve.

“Luftanijet do të vijnë nga flotat e Detit të Veriut, Detit Balltik, Detit të Zi dhe Detit Kaspik”, theksoi Ministria.

Këto manovra në Mesdhe paraprijnë ato që parashikohen në Siberi dhe në Lindjen e Largët në kuadër të manovrave “Vostok-2018”, që ushtria ruse i paraqet si më të mëdhatë të organizuara ndonjëherë që prej vitit 1981.

Të paktën 300000 trupa dhe 36000 mjete do të marrin pjesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat