SHBA i kërkon Rusisë të ndalojë trysninë ndaj transportit në Detin Azov

Bota

SHBA i kërkon Rusisë të ndalojë trysninë ndaj transportit në Detin Azov

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 21:56
Ura në Kerç.

Departamenti amerikan i Shtetit, i ka bërë thirrje Rusisë të ndalojë atë që e ka cilësuar “trysni ndaj transportit ndërkombëtar” në Detin Azov dhe Ngushticën Kerç, duke akuzuar Moskën për tentim të destabilizimit të Ukrainës.

“Masat e Rusisë për të penguar transportet detare janë shembuj tjerë të fushatës së vazhdueshme për të destabilizuar Ukrainën, si dhe mosrespektim i normave ndërkombëtare”, ka thënë zëdhënësja e këtij Departamenti, Heather Nauert përmes një deklarate.

Në deklaratë është thënë se SHBA-ja vazhdon të mbështesë sovanitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, duke përfshirë edhe territorin ujor.

Rusia u ka ndaluar të paktën 16 anijeve komerciale që të arrijnë në portet ukrainase në javët e fundit, ka thënë ajo.

Më 2016, Rusia ka prezantuar projektin 3.7 miliardë dollarësh për Urën në Krime, që lidh rajonin e pushtuar nga Ukraina me pjesën jugore të Rusisë.

Ky hap pati rezultuar me dënim dhe sanksione nga Kievi dhe Qeveritë Perëndimore kundër Rusisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat