SHBA: Ushtria siriane po përgatit armë kimike për Idlibin

Bota

SHBA: Ushtria siriane po përgatit armë kimike për Idlibin

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 08:59
Ushtria siriane

Këshilltari i ri i Departamentit të Shtetit për Siri Jim Jeffrey ka paralajmëruar për rrezikun e ofensivës kundër enklavës së fundit të kryengritësve në këtë vend.

Ekzistojnë shumë prova se forcat e qeverisë siriane po përgatisin armë kimike kundër Idlibit në veri të vendit, ka deklaruara këshilltari i Departamentit të Shtetit për Siri, duke paralajmëruar në rreziqet e ofensivës në bastionin e fundit të kryengritësve në Siri.

“Jam i sigurt se kemi baza shumë, shumë të forta për këtë paralajmërim”, ka thënë Jim Jeffrey, të cilin më 17 gusht e emëroi sekretari i shtetit Mike Pompeo si këshilltar special për Siri, i cili po i përcjellë bisedimet për tranzicionin politik në atë vend.

“Çfarëdo ofensive për ne është përshkallëzim i pamatur që është për dënim”, ka thënë Jeffrey për gazetarë në raportin e tij të parë për gjendjen në Siri.

“Ekzistojnë shumë prova se po përgatiten armët kimike”.

Shtëpia e Bardhë i ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët do të përgjigjen “shpejtë dhe fuqishëm” nëse forcat qeveritare të Sirisë i përdorin armët kimike në ofensivën e cila po pritet në Idlib.

Jeffrey ka thënë se sulmi i forcave ruse dhe siriane si dhe përdorimi i armëve kimike do të shkaktonin lëvizje të madhe të refugjatëve kah Turqia juglindore apo nëpër zona të Sirisë të cilat janë nën kontroll të Turqisë.

Ai e ka përshkruar gjendjen në Idlib si “shumë të rrezikshme”, dhe ka shtuar se Turqia po përpiqet ta shmangë ofensivën e përgjithshme të forcave qeveritare siriane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat