Kujt i frikësohen vendet e botës? Kjo hartë do t’ju befasojë me rezultatet

Bota

Kujt i frikësohen vendet e botës? Kjo hartë do t’ju befasojë me rezultatet

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 12:12
Harta ilustrim

Çfarë është ajo që e bën këtë hartë me të vërtetë interesante?

Kjo hartë përdor të dhëna nga një sondazh, i cili kërkoi njerëz nga 65 vende të ndryshme të botës për t’i pyetur se nga u vinte kërcënimi më i madh.

Harta u ndërtua nga Redditor Loulan.

Dhe rezulton se Shtetet e Bashkuara janë vendi që shumë njerëz kanë frikë në vendet e tjera.

Rusia, Kina, Spanja, Gjermania dhe Australia mendojnë se SHBA është kërcënim serioz për paqen në botë.

Pakistani ishte i dyti në listë, i ndjekur nga Kina.

Irani ishte vendi më i rrezikshëm sipas SHBA, Kanadasë dhe Britanisë.

Është e rëndësishme të mbani mend se këto të dhëna janë pak të vjetra dhe për këtë arsye nuk marrin parasysh Donald Trump-in.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat