SHBA tërheq sistemet raketore nga Lindja e Mesme

Bota

SHBA tërheq sistemet raketore nga Lindja e Mesme

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 12:48
Pentagoni do të tërheqë sistemet e raketave nga rajoni muajin e ardhshëm

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po tërheqin disa bateri antiaeroplanë dhe raketa nga Lindja e Mesme, sipas Reuters duke iu referuar Wall Street Journal, i cili citon zyrtarë të paidentifikuar të ushtrisë amerikane.

Pentagoni do të tërheqë sistemet e raketave nga rajoni muajin e ardhshëm, thuhet në raport.

Të katër sistemet raketore Patriot do të tërhiqen nga Jordania, Kuvajti dhe Bahrejni, raporton Wall Street Journal dhe shton se kjo shënon zhvendosjen e fokusit nga konfliktet e gjata në Lindjen e Mesme dhe Afganistanin.

Ushtria tani është e përqendruar në tensionet me Kinën dhe Rusinë, raporti citon zyrtarë të paidentifikuar ushtarakë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat