Irani dhe SHBA “rroken” rreth naftës

Bota

Irani dhe SHBA “rroken” rreth naftës

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 14:26
Donald Trump

Nëse presidenti amerikan Donald Trump dëshiron që çmimet e naftës të ndalojnë së rrituri, atëherë duhet ndaluar që të përzihet në situatën në Lindjen e Afërme, deklaroi sot ministri iranian për Naftë Bijan Zanganeh.

Duke reaguar ndaj deklaratës së djeshme në Twitter të kreut të shtetit amerikan, i cili iu tha liderëve botërorë në prag të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork se OPEC po mashtron dhe po vjedh botën, Zanganeh tha se Trump dëshiron seriozisht të ulë eksportin e naftës iraniane dhe njëkohësisht të sigurojë që çmimet e naftës të mos rriten.

“Këto dy gjëra nuk shkojnë bashkë. Nëse dëshiron që çmimet e naftës të mos rriten dhe që tregu të mos destabilizohet, duhet të ndalojë të përzihet në Lindjen e Afërme dhe të mos bëhet pengesë e prodhimit edhe eksportit të naftës iraniane”, tha Zanganeh.

Ndryshe, Trump po ashtu tha se dëshiron që OPEC të fillojë me rrëzimin e çmimeve, politika e të cilit kufizon prodhimin nga janari 2017. Çmimi mesatar i benzinës në SHBA për një kohë të gjatë ishte rreth 3 dollarë për galon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat