Trump: Evropianët po sillen “mirë” me çështjen iraniane

Bota

Trump: Evropianët po sillen “mirë” me çështjen iraniane

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 19:56
Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump u shpreh i bindur sot se evropianët po sillen “mirë” me çështjen iraniane pavarësisht projektit të tyre për shkëmbim me Teheranin për t’i shpëtuar sanksioneve amerikane.

“Mendoj se evropianët po sillen mirë, vetëm shikoni”, deklaroi ai në fillim të një takimi me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu në Nju-Jork në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme në Kombet e Bashkuara që zhvillohet çdo vit, transmeton ATSH.

Donald Trump me këtë deklaratë shpreh besimin e tij tek aleatët evropianë për qasjen e ashpër kundrejt Iranit, pak para se të drejtojë një mbledhje të Këshillit të Sigurimit për mospërhapjen e armëve të shkatërrimit në masë ku do të bisedohet gjithashtu edhe për Korenë e Veriut dhe Sirinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat