Siria rrëzoi një të tretën e raketave izraelite

Bota

Siria rrëzoi një të tretën e raketave izraelite

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 18:34
Foto nga rrezimi i raketave izraelite

Forcat ajrore të Sirisë arritën të rrëzojnë më shumë se një të tretën e raketave të hedhura nga aeroplanët izraelitë më 17 shtator, tha ministri i Jashtëm sirian Valid Mualem.

“Sistemet PVO të Sirisë me sukses hodhën poshtë sulmin e raketave izraelite dhe rrëzuan më shumë se një të tretën e tyre”, tha Mualem, raporton televizioni libanez El-Mayadin.

Ai u shpreh i sigurt se PVO-ja siriane është e aftë të ndalojë sulmet nga Izraeli dhe shtetet e tjera.

Sipas ministrit, qëllimi i sulmit të Forcave Ajrore izraelite ishte zgjatja e konfliktit ushtarak me qëllim që të shkatërronte suksesin e ushtrisë siriane dhe aleatëve të saj në çlirimin e vendit nga terrorist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat