Raportohet për zjarr në një traget në Detin Baltik

Bota

Raportohet për zjarr në një traget në Detin Baltik

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 18:46
Ilustrim

Një operacion shpëtimi ka nisur pas raportimeve për zjarr në një target me flamur të Lituanisë në Detin Baltik me 335 persona në bord.

Anija ka qenë duke lundruar nga porti gjerman, Kiel në atë të Lituanisë, Klaipeda.

Operatori i anijes, DFDS ka mohuar se ka pasur zjarr apo shpërthim, duke përmendur vetëm probleme teknike.

Të gjithë pasagjerët është raportuar se janë të sigurt dhe se anija do të dërgohet në Klaipeda.

Fillimisht është raportuar se zjarri ka nisur në ujërat e enklavës ruse, Kaliningrad.

Një zyrtar i DFDS ka thënë më vonë për Reuters “se ka pasur tym, mirëpo nuk është vërejtur zjarr”.

Ushtria e Lituanisë ka njoftuar për nisjen e anijeve për të ndihmuar në operacionin e shpëtimit të tragetit.

Sipas raportimeve edhe zyrtarët rusë janë të përfshirë në operacionin e shpëtimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat