Familjet e Beduinit i kërkojnë ndihmë Merkelit, për anulimin e planit izraelit

Bota

Familjet e Beduinit i kërkojnë ndihmë Merkelit, për anulimin e planit izraelit

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 08:16
Fëmijët e Beduinit iu drejtuan asaj të për të ndihmuar në bllokimin e planeve izraelite, për të shkatërruar fshatin e tyre në Bregun e pushtuar.

Duke mbajtur postera të Angela Merkel përpara një vizite të planifikuar në Izrael, nga kancelarja gjermane, fëmijët e Beduinit iu drejtuan asaj të për të ndihmuar në bllokimin e planeve izraelite, për të shkatërruar fshatin e tyre në Bregun e pushtuar.

180 banorë të Khan al-Ahmarit, të mbështetur nga aktivistët e huaj që janë mbledhur në vend, janë në pritje që buldozerët izraelitë të vihen në lëvizje nga çasti në çast, pasi afati i vendosur nga Izraeli për fshatarët që të shkatërrojnë shtëpitë e tyre, ka skaduar më 1 Tetor.

Palestinezët thonë se rrëzimi i çadrave të fshatit Beduin dhe kasolleve të drurit, është pjesë e një plani izraelit për të krijuar një hark vendbanimi hebre, që do të shkëpusë në mënyrë efektive Jerusalemin Lindor nga Bregu Perëndimor, zonat e kapura nga Izraeli në një luftë të vitit 1967.

Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe grupet e të drejtave të njeriut i kanë kërkuar Izraelit që të mos rrëzojë Khan al-Ahmar, duke përmendur ndikimin serioz në komunitet dhe në perspektivat për paqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat