Rusia dërgon në Siri sistemet raketore S-300

Bota

Rusia dërgon në Siri sistemet raketore S-300

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 08:41
Sistemet raketore S-300.

Rusia ka dërguar sistemet raketore S-300 në Siri, pavarësisht shqetësimeve të Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara, se shitja e këtyre armëve mund të fuqizojë Iranin dhe të përshkallëzojë luftën në Siri, transmeton Reuters.

Ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu i ka thënë presidentit rus, Vladimir Putin gjatë një transmetimi televiziv në Rossiya 24, se “procesi ka përfunduar një ditë më parë”, duke shtuar se këto sisteme do të rrisin sigurinë e ushtrisë ruse në Siri.

Rusia ka vendosur të furnizojë Sirinë me këto sisteme, pasi Moska ka akuzuar Izraelin për nxitje indirekte të rrëzimit të një aeroplani rus në Siri një muaj më parë.

Izraeli pati shprehur keqardhje për vdekjen e 15 pjesëtarëve rusë që kanë qenë në bord, duke thënë se Siria është fajtore për këtë rast, si dhe ishte zotuar se do të vazhdojë marrjen e hapave kundër trupave iraniane.

“Ne nuk e kemi ndryshuar linjën tonë strategjike në Iran”, ka thënë ministri izraelit i Edukimit, Naftali Bennett.

“Ne nuk do të lejojmë Iranin të hapë një front të tretë kundër neve. Ne do të marrim hapa si kërkohet”, ka thënë ai për Radio Izraelin.

Në Uashington, zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert nuk ka konfirmuar raportimet nëse janë dërguar në Siri sistemet S-300. “Nuk mund ta konfirmoj këtë. Shpresoj që ata nuk e kanë këtë atë gjë. Mendoj se ky rast do të përbënte një përshkallëzim për situatën në Siri, mirëpo nuk mund ta konfirmoj”, ka deklaruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat