SHBA përshëndet hapin e Francës kundër komplotit të dështuar iranian

Bota

SHBA përshëndet hapin e Francës kundër komplotit të dështuar iranian

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 11:34
SHBA

Shtetet e Bashkuara kanë përshëndetur hapin e Francës, kundër disa zyrtarëve të inteligjencës iraniane, që janë akuzuar për planifikim të sulmit me bombë në Paris.

“Franca ka marrë hapa të fuqishëm kundër komplotit të dështuar terrorist iranian në Paris. Teherani duhet ta dijë se kjo sjellje nuk do të tolerohet”, është thënë në një postim në Twitter nga Këshilli për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert, u ka thënë gazetarëve se incidenti ilustron besimin e SHBA-së, se Irani është “sponsori kryesor i terrrorizmit në botë”.

Zyrtarët francezë më 2 tetor ka thënë se ata do të ngrijnë asetet e dy zyrtarëvë të dyshuar të inteligjencës iraniane, lidhur me komplotin e supozuar për të kryer sulm me bombë në Paris tre muaj më parë.

Kjo ngjarje është sponsoruar nga një grup opozitar i armatosur, Muxhahedinët e Iranit, të cilin Teherani e konsideron grup terrorist mirëpo fuqitë Perëndimore e kanë larguar nga lista e zezë.

Irani në anën tjetër ka mohuar se ka planifikuar një sulm të tillë.

Shfaqja e solidaritetit në mes të Uashingtonit dhe Parist lidhur me supozimet për sulm kanë ardhur në kohën kur Franca dhe Shtetet e Bashkuara kanë pikëpamje të ndryshme rreth marrëveshjes bërthamore të Iranit me fuqitë botërore, të cilën SHBA-ja e ka braktisuar në muajin maj, mirëpo Franca është zotuar se do ta zbatojë.

Franca dhe fuqitë tjera evropiane që kanë nënshkruar marrëveshjen më 2015, së bashku me Rusinë dhe Kinën, nuk kanë pranuar vënien e sanksioneve në Iran, sikurse SHBA-ja, duke tentuar të kontribuojnë në ekonominë iraniane.

Presidenti amerikan, Donald Trump është tërhequr nga marrëveshja bërthamore, e cila parasheh lirim të Teheranit nga sanksionet evropiane në këmbim të frenimit të aktivitetet bërthamor.

Trump pati përmendur se largon SHBA-në nga ky pakt për shkak të mbështetjes që ka dhënë Irani për militantët shiitë në Liban, Siri, Irak dhe pjesë tjera të Lindjes së Mesme, duke e cilësuar Teheranin, sponsorin kryesor të terrorizmit në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat