Khamenei thotë se Irani "do të godasë me shuplakë" SHBA-në

Bota

Khamenei thotë se Irani "do të godasë me shuplakë" SHBA-në

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 11:56
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei. Teheran, 4 tetor 2018

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, tha se Irani "do t'i godasë me shuplakë" Shtetet e Bashkuara, duke i mposhtur sanksionet e tyre ndaj ekonomisë iraniane.

"Me dëshirën e Zotit, do t'i mposhtim sanksionet. Mposhtja e sanksioneve do të jetë disfatë për Amerikën", tha Khamenei në një fjalim në Teheran.

Tensionet midis Iranit dhe SHBA-së janë përshkallëzuar, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, në muajin maj, është tërhequr nga një marrëveshje bërthamore midis Republikës Islamike dhe fuqive botërore dhe ka rikthyer sanksionet mbi ekoominë iraniane.

Për pasojë, monedha e Iranit ka rënë në nivele rekorde.

"Shtetet e Bashkuara duhet të marrin një tjetër shuplakë nga populli iranian, me mposhtjen e sanksioneve", tha Khamenei.

Ai pranoi se situata e popullit iranian është "e ndjeshme", por tha se "sanksionet ekonomike janë më të brishta sesa ekonomia kombëtare".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat