India nënshkruan pakt miliardësh me Rusinë për mbrojtje

Bota

India nënshkruan pakt miliardësh me Rusinë për mbrojtje

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 12:58
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe kryeministri i Indisës, Narendra Modi.

India ka nënshkruar marrëveshje në vlerë të 5 miliardë dollarëve për të blerë sisteme ajrore të mbrojtjes nga Rusia, S-400, pavarësisht rreziqeve nga sanksionet amerikane, të cilat mund të prekin shtetet që bëjne tregti me Rusinë në sektorin e mbrojtjes dhe atë të inteligjencës, transmeton AP.

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe kryeministri indian, Narendra Modi kanë nënshkruar marrëveshjen të premten në Nju Delhi dhe kanë diskutuar edhe për energjinë bërthamore, sektorin hapësinor dhe ekonominë.

India po ashtu ka kërkuar lirim nga sanksionet amerikane, të cilat synojnë të ndëshkojnë Rusinë për aneksimin e Krimesë nga Ukraina dhe ndërhyrjen e supozuar në zgjedhjet amerikane të vitit 2016.

Mirëpo SHBA-ja nuk e ka kursyer Kinën nga sanksionet muajin e kaluar, pasi edhe ky vend ka blerë të njëjtin sistem për mbrojtje nga Rusia.

Zyrtarët kanë konfirmuar nënshkrimin e marrëveshjes, ndonëse Modi dhe Putin nuk e kanë përmendur atë, në një konferencë të përbashkët për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat