Zonja e Parë, Melania Trump mbërrin në Egjipt - Bota Sot
Zonja e Parë, Melania Trump mbërrin në Egjipt

Bota

Zonja e Parë, Melania Trump mbërrin në Egjipt

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 18:15
Melania Trump

Zonja e Parë, Melania Trump mbërriti sot në Kajro të Egjiptit ku u përshëndet në një ceremoni nga presidenti Abdel Fattah al-Sisi dhe bashkëshortja e tij, Entissar.

Pas një vizite në pallatin presidencial dhe një ndalese në ambasadën amerikane në Kajro, Zonja e Parë vizitoi piramidat dhe Sfinksin e Madh.

Egjipti është ndalesa e fundit e zonjës Trump në turneun afrikan ku ajo vizitoi katër vende, përfshirë Kenian kur ajo shkoi në dy jetimore, një për fëmijë dhe një për elefantë.

Rojtarët e pyllit e njohën zonjën e parë me hapat që po merren në Kenia për të ruajtur popullsitë e elefantëve dhe rinocerontëve, që janë reduktuar nga gjueatarët pa leje.

Zonja Trump vizitoi edhe një jetimore në Nairobi, ku shumica e fëmijëve i kanë prindërit në burg.

Ishte udhëtimi i parë i zonjës Trump në Afrikë dhe udhëtimi i parë i gjatë ndërkombëtar si Zonjë e Parë. Ajo shkoi edhe në Ganë dhe Malavi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat